283 - Lajmi Single | AMMK

Gjendja hidrologjike për ditën e sotme dhe prognoza për ditët e ardhshme

08 January 2016

foto

08.01.2016- Përmirësimi i kushteve të përgjithshme atmosferike gjatë 24 orëve të fundit në tërë territorin e Republikës së Kosovës,i përcjell me ndërprerje të reshjeve dhe me ngritje të temperaturave gjatë ditës,ka ndikuar pozitivisht në tërheqjen e ujit nëpër shtretërit e tyre në shumicën e lumenjve në shkallë vendi, përjashtim bëjnë lumi Ibri dhe Sitnica, të cilët edhe gjatë ditës së sotme (ora 12), kanë shënuar ngritje të ngadalshme.

 

Sipas parashikimit nga IHMK tendencat e ngritjes së nivelit të ujit në këta dy lumenj do të vazhdojnë me intensitet të ulët deri më datë 09/01/2016, kur edhe do të kemi stagnim, ndërsa pas datës 09/01/2016, në të gjitha ujërrjedhat do të ketë stagnim dhe rënie të theksuar të nivelit të ujit.

 

Shiko me gjerësisht raportin e plotë