22 December 2015
22.12.2015- Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, në kuadër të aktiviteteve për përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive që ka për raportim për gjendjen e sektorëve të mjedisit, ka përgatitur një raport të veçantë për sektorin e ujërave. Raporti përmban informata për gjendjen e përgjithshme të ujërave në Kosovë, të fokusuara kryesisht për periudhën 2011-2014.
Ky është raporti i dytë sektorial për gjendjen e ujërave në Republikën e Kosovës i përgatitur nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës. Përgatitja e tij është mbështetur edhe nga sektorët e tjerë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e veçanërisht nga Departamenti i Ujërave.
Të dhënat për përgatitjen e raportit janë grumbulluar nga institucionet që bëjnë monitorimin e cilësisë së ujërave, kompanitë që menaxhojnë ujërat si dhe institucionet tjera qeveritare dhe jo qeveritare që kanë përgjegjësi të caktuara në sektorin e ujërave. Pjesë e Raportit janë edhe të dhënat për e Ligjet dhe UA për ujëra, dokumentet strategjike për ujëra si dhe të dhëna nga projektet dhe donatorët në këtë fushë. Disa të dhëna të prezantuara në këtë Raport janë marrë edhe nga publikimet dhe raportet e ndryshme relevante.
AMMK beson që ky raport do të jetë një kontribut modest, jo vetëm për informimin për gjendjen e ujërave në Kosovë por edhe një dokument që do ti shërbejë politikbërsve në zbatimin e politikave të qëndrueshme në sektorin e ujërave dhe donatorëve në orientimin e projekteve të nevojshme.
Për më shumë shiko raportin e plotë