17 December 2015
17.12.2015- Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, përkatësisht Instituti Hidrometerorologjik i Kosovës, në kuadër të raportimit për cilësinë e ajrit ka përgatitur një raport të veçantë për zonën e Drenasit.
Nga raporti janë nxjerrë konkluzionet se problemi kryesorë për cilësinë e ajrit në Drenas paraqitet tejkalimi i vlerave standarde të lejuara me PM10 dhe të cilat bëjnë që cilësia e ajrit në këtë zonë të jetë jo e kënaqshme.
Vlerësohet se në ngritjen e përqendrimit të PM10 në ajër, kontribuojnë shkarkimet nga transporti, industria, përdorimi i lëndëve djegëse për ngrohje dhe aktivitetet tjera antropogjene.
Raporti po ashtu vlerëson se për vlerat standarde të lejuara për ndotësit e gaztë sikur janë: SO2, CO, NO2 dhe O3 nuk janë regjistruar tejkalime gjatë kohës së cilës ireferohet raporti.
Gjithashtu është konstatuar se gjatë sezonit dimërorë përkeqësohet gjendja e cilësisë së ajrit në këtë regjion si shkak i ndikimit të kushteve meteorologjike dhe rritjes së konsumit të drurit dhe thëngjillit si lëndë djegëse për ngrohje.
Aktualisht IHMK monitoron cilësinëe ajrit në zonën e Drenasit përmes: 1 stacion automatik fiks, 1 stacion mobil, dhe në 4 lokacione monitoruese me pajisje portabël që nga tetori 2015 bëhet monitorimi i PM10 dhe pranisë së metaleve të rënda në këtë parametër.
Për më shumë shiko raportin e plotë