16 December 2015
16.12.2015- Zyrtarët e Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar Sharri, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, dhe Inspektoratin e MMPH-së, sot në Shtërpcë kanë hapur zyrën e Drejtorisë për këtë pjesë të Parkut. Që nga sot kjo zyre do të administrohet nga institucionet e Republikës së Kosovës, përkatësisht nga Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës përmes Drejtorisë së PK Sharri dhe do të këtë në kontroll dhe mbikëqyrje edhe për këtë pjesë të zonës së mbrojtur.
Hapjes së zyrës i ka paraprirë vendimi i Gjykatës Themelore të Ferizajt-Dega në Shtërpcë, e cila javë më parë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak dhe ndalimit për tiu afruar vendit apo selisë ku kanëushtruar veprimtarinë, gjashtë të dyshuarve nga Komuna e Shtërpcës, pjesëtarë të drejtorisë paralele në këtë komunë, të cilët ngarkohen për veprat penale shkatërrimi pyjeve nga neni 357 paragrafi 2 dhe vjedhja e pyllit nga neni 358 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.