278 - Lajmi Single | AMMK

Kosovari Veton Kurteshi, fiton në garën e fotografisë të Agjencisë së Mjedisit të Evropës

11 December 2015

foto

11.12.2015- Në garën vjetore të Agjencisë së Mjedisit të Evropës për vitin 2015, në mesin e fituesve të 5 çmimeve kryesore, është edhe kosovari Veton Kurteshi.

 

Gara e fotografisë Pyesni evropianët, këtë vit kishte si pyetje: Çka ju bie ndër mend kur mendoni për natyrën, ekonominë dhe mirëqenien sociale?

 

Agjencia e Mjedisit të Evropës, kishte pranuar150 konkurrime nga 25 vende të Evropës, ne mesin e të cilëve edhe konkurrentë nga Kosova. Nga këto, 42 që arritën në finale u vlerësuan nga juria profesionale, komuniteti i artistëve nga gjithë Evropa dhe nga publiku i gjerë përmes votimit online.

 

Rezultati i votimit solli si fitues të çmimit të parë Sigita Lapina nga Letonia. Çmimin e të rinjve e fitoi kosovari Veton Kurteshi. Çmimin e dytë e mori Nikolaos Kalkounos nga Greqia kurse të tretin Celeste Zaccaria nga Italia. Ndërsa çmimin e votimit të publikut e mori Nadia D'Amico nga Italia. Për çmimin e të rinjve përveç jurisë profesionale dhe ekspertëve kishin votuar edhe të rinjtë prej moshës 18 deri në 24 vjec.

 

Për më shumë shikoni në:

 

http://www.eea.europa.eu/highlights/picture2050-and-the-winners-are-1