276 - Lajmi Single | AMMK

Cilësia e ajrit në Prishtinë gjatë këtyre ditëve

10 December 2015

foto

10.12.2015- Moti i cili gjatë javës së fundit ka përfshirë Kosovën e sidomos pjesën qendrore të saj ka ndikuar edhe në cilësinë e ajrit. Sikurse jeni njoftuar përmes Institutit Hidrometerologjik të Kosovës gjate këtyre ditëve në Prishtinë ka mbretëruar një mot me mjegull të dendur (dukshmëri <30 m) dhe lagështi të lartë të ajrit mbi 85% si dhe me mungesë të erës.

 

Përveç kësaj, gjatë kësaj kohe është rritur edhe sasia e shkarkimeve të ndotësve ne ajër sikurse janë industria, transporti dhe konsumimi i lëndëve të ngurta djegëse që përdoren për ngrohje. Si rezultat i kësaj situate ka rezultuar krijimi i gjendjes së smogut (i njohur ndryshe si smogu i Londrës) qe është karakteristik për sezonin dimërore sidomos për muajt dhjetor- janar. Në këto kushte është konstatuar se përqendrimi i disa parametrave të cilësisë së ajrit sikurse është PM10, ka qenë me i lartë, që ka ndikuar  që edhe cilësia e ajrit në Prishtinë të jetë  jo e kënaqshme.

 

Nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është konstatuar se gjatë periudhës monitoruese 01-09.12.2015 janë regjistruar tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10. Janë regjistruar 7 ditë (raste ) me tejkalime të vlerave kufitare ditore. Ndërsa gjatë një viti lejohen 35 ditë me tejkalime të vlerave kufitare ditore.

 

Në këto raste rekomandohet qe kategoria e ndjeshme (personat me probleme nga sëmundjet e organeve respiratoretë) mos qëndrojnë gjatë në ambiente të tilla. Po ashtu duhet të reduktohen lëvizjet e panevojshme me automjete sidomos ne zonat e frekuentuara nga këmbësorët.

 

Për më shumë detaje shikoni raportin e përgatitur nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës