26 November 2015
26.11.2015- Në kuadër të realizimit të planeve, projekteve dhe objektivave të saja, IHMK, sektori i hidrologjisë, gjatë viteve 2014 dhe2015, me mbështetje të fondeve të Qeverisë së Republikës Kosovës, nëpërmjet MMPH/AMMK, i ka realizuar dy projekt të rëndësishëm, duke rehabilituar dhe shtuar numrin e stacioneve matëse hidrologjike sipas pellgjeve lumore.
Kështu duke pasur parasysh veçoritë fiziko gjeografike të territorit të sajë, është synuar që ai të jetë sa më mirë i përfaqësuar me stacione matëse hidrometrike, në mënyrë që treguesit hidrologjik (prurjet,nivelet) dhe lëkundjet e tyre në hapësirë dhe kohë, të jenë sa më shumë të njohura, kur dihet fakti i rëndësisë dhe i vlerave të këtyre treguesve për veprimtarit të ndryshme ekonomike, si për ujitje, furnizim të popullsisë dhe industrisë me ujë, prodhim të hidroenergjisë, por edhe për tu mbrojtur nga aktiviteti dëmtues i tyre, sidomos gjatë vërshimeve, dhe krizave gjatë periudhave të thatësirave. Kjo është më tepër evidente, sidomos gjatë dekadave të fundit kur flitet shumë për ndryshimet të cilat ndodhin si pasoj e ndryshimeve klimatike dhe aktivitetit gjithnjë e më të madh të njeriut në mjedis, sidomos në shfrytëzimin e resurseve ujore.
Në vazhdimësi të plotësimit dhe të zgjerimittë rrjetit të stacioneve hidrometrike në nivel të Kosovës, IHMK, sektori ihidrologjisë i ka përfunduar dy projekt të rëndësishëm, në ngritjen e sistemit të monitorimit të parametrave hidrologjik, me stacione automatike hidrometrike, me të cilat do të bëhet mbulueshmëria në aspektin hidrologjik, e pjesës më të madhe të territorit të Republikës së Kosovës, me an të së cilës do të monitorohen ujërat sipërfaqësorë në aspektin kuantitativ, duke u begatuar baza e të dhënave në IHMK, e cila është me interes për shtetin.
Me përfundimin e këtyre dy projekteve shumë të rëndësishme për IHMK dhe Kosovën në përgjithësi, është arritur një numër solidi stacioneve hidrometrike, i cili e mbulon pjesën më të madhe të territorit të Kosovës.
Ndërsa objektivat tjera në të ardhmen e afërt janë, që numri i stacioneve matëse hidrologjike, të vendosën edhe në disa lumenj periferik, ose më të vegjël por të cilët është e rëndësishme që të studiohen në aspektin hidrogjeografik. Por edhe sipas nevojave dhe kërkesave të cilat mund të parashtrohen gjatë kohës.