273 - Lajmi Single | AMMK

Dita Botërore e Planifikimit të Qyteteve

09 November 2015

foto

09.11.2015- Nën organizimin e Institutit të Planifikimit Hapësinor të Kosovës, sot vazhdojnë aktivitetet në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Planifikimit të Qyteteve”.

 

Në kuadër të shënimit të kësaj ngjarje dje në hollin e ndërtesës së re të Qeverisë së Kosovës (ish Rilinjda) është hapur ekspozita “Qyteti im- Shtëpia ime”, në kuadër të së cilës janë përfshirë punimet më të mira të konkursit nga lënda e artit figurativ, të nxënësve të shkollave fillore të regjionit të Prishtinës.

Aktivitetet do të vazhdojnë edhe sot me tryezëne rrumbullakët me profesionistë,  për të diskutuar temën e zonimit si instrument i planifikimit hapësinor dhe rolet e qeverive të nivelit qendror dhe lokal. Në takim janë të ftuar: përfaqësues të MMPH, përfaqësues të komunave; përfaqësues të universiteteve; profesionistë të fushës; ekspertë dhe kompani që merren me planifikim dhe menaxhim urban; donatorë, OJQ-të, përfaqësues të USAID-it dhe mediat.

 

Ky aktivitet po përkrahet nga projekti Partneritetet për Zhvillim i USAID.

Dita Botërore e Planifikimit të Qyteteve është një mundësi e mirë për të përfshirë fëmijët dhe të rinjtë në krijimin komuniteteve të përshtatshme për jetë, që do të informojnë vendimet e planifikimit hapësinor në të ardhmen, dhe për të mbledhur profesionistët dhe aktorët tjerë për të diskutuar reformat dhe përmbajtjen e duhur të Hartave Zonale të nivelit lokal dhe qendror.

 

Organizata ndërkombëtare e Ditës Botërore të Urbanizmit, e njohur edhe si “Dita Botërore e Planifikimit të Qyteteve” është themeluar në vitin 1949 për të çuar përpara interesat publike dhe profesionale në planifikim. Festohet në më shumë se 30 shtete në katër kontinente çdo 8 nëntor. Është një ditë e veçantë për të promovuar rolin e planifikimit në krijimin e komuniteteve të përshtatshme për jetë.