24 September 2015
24.09.2015- Kryeshefi i AMMK-së dr.sc.Ilir Morina, po merr pjesë në takimin e 25 të EPA Newëork (Rrjeti i kryeshefave të Agjencive tëMjedisit të Evropës), që po mbahet në Rejkjavik të Islandës.
Në takimin që do ti zhvillojë punimet sot dhe nesër marrin pjesë përfaqësues nga Agjencitë e Mjedisit dhe institucionet tjera relevante të 39 shteteve evropiane. Kosova është anëtare e këtij rrjeti që nga viti 2011, ndërsa vitin e kaluar ishte organizatore e takimit të 23 me radhë.
Temat kryesore që po diskutohen në këtë takim janë: Ekonomia e gjelbër në Evropë, menaxhimi i metjeve të plastikës dhe implementimi i direktivës kornizë të ujërave me fokus në sigurinë e llojeve detare. Tema tjera që do të diskutohen janë edhe bashkëpunimi në mes të rrjetit EPA Network dhe Komisionit Evropian, shkëmbimi i përvojave në kuadër të anëtarëve të rrjetit, angazhimii Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA) në çështjet që kanë të bëjnë me ndryshimet klimatike në nivelin global si dhe ndotja nga përdorimi i herbicideve dhe ndikimi i tyre në biodiversitet. Në këtë konferencë referoj edhe Astrid Schomaker, Drejtor Gjeneral për Mjedis i Komisionit Evropian me temën politikat evropiane mjedisore.
Përveç programit zyrtarë të takimit do të ketë edhe aktivitete dhe vizita tjera sikurse janë vizita në vendet e prodhimit të energjisë gjeotermale në Islandë si një ndër vendet me energjinë me të pastër në Evropë, vizitë ne muzeun e marinës dhe njohja me llojet e rralla të balenave dhe mbrojtjen e tyre.
Kosova vazhdon të jetë një anëtare aktive e këtij rrjeti jo vetëm përmes pjesëmarrjes në takimet e rrgullta por edhe përmes aktiviteteve dhe programeve në kuadër të grupeve të interesit sikurse është ai për Ballkanin Perëndimorë ku është duke u punuar në hartimin e një programi të përbashkët të punës për këto vende.