268 - Lajmi Single | AMMK

Debat publik per Raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor (VSM) për Planin Hapësinor të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

11 June 2015

foto

12.06.2015: Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-230 për Vlerësim Strategjik Mjedisor, Neni 9, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor / Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës / Instituti për Planifikim Hapësinor organizon: Debat publik per Raportin  e Vlerësimit Strategjik Mjedisor (VSM)  për Planin Hapësinor të Parkut Kombëtar “Bjeshkëte Nemuna”.

 

Ftohen të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në debatin publik që do të mbahet në Prishtinë, më 30.06.2015 në ora 11:00, në sallën e kuqe nr. 15, ndërtesa e Qeverisë (ish “Rilindja”), kati përdhese.

 

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, përkatësisht Instituti për Planifikim Hapësinor në bashkëpunim me UN-Habitat-in, kanë përfunduar Raportin për Vlerësimin Strategjik Mjedisor për Planin Hapësinor të PK “Bjeshkët e Nemuna”, në të cilin është i domosdoshëm ndihma dhe kontributi i të gjithë të interesuarve, duke përfshirë shoqërinë civile, profesionistët dhe ekspertët e fushave relevante. Prandaj, duke pasur parasysh ndjeshmërinë dhe ndikimin që mund të ketë Plani në fjalë, inkurajohen të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në debat, në mënyrë që bashkërisht të kontribuojmë në ngritjen e kualitetit dhe masave për mbrojtjen e mjedisit.

 

 

Raportin e VSM-së mund ta gjeni dhe ta shkarkoni edhe nga ueb faqja mmph-rks.org. Të njëjtin mund ta merrni në CD në zyrat e Institutit për Planifikim Hapësinor, ndërtesa e ish Rilindjes, kati XIV në Prishtinë, ndërsa komentet mund ti dërgoni në adresën arben.rrecaj@rks-gov.net dhe gezime.grajqevci@rks-gov.net.

 


Shkarko Raportin ne gjuhen shqipe

 

 

Shkarko Raportin ne gjuhen angleze