266 - Lajmi Single | AMMK

Gazeta franceze shkruan për mrekullitë e Parkut Kombëtar “Sharri”

29 May 2015

foto

29.05.2015- Gazeta e njohur franceze “DirectMatin” në numrin e saj të datës 12 maj, në kuadër të rubrikës për prezantime të veçanta, në shkrimin “Zbuloni botën- Shtigjet e ecjes pa kufi”, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë edhe bukurive natyrore të Parkut Kombëtar “Sharri”. Në  pjesën e artikullit me titull “Madhështia në Kosovë”, përshkruan bukuritë e Parkut Kombëtar “Sharri”, duke e rekomanduar këtë zonë si një vend mjaft atraktiv për turistët që kanë destinacion natyrën.

 

Prezantimi i bukurive natyrore të Kosovës në mediat franceze vjen si rezultat i pjesëmarrjes së Kosovës në panairin “Destinacionet e natyrës”, të mbajtur në gjatë muajit mars te ketij viti. Pjesëmarrja e Kosovës në këtë panair ishte si rezultat i bashkëpunim në mes të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve të Kosovës-KIESA, USAID-it dhe Ambasadës franceze në Kosovë.

 

Qëllimi i pjesëmarrjes së Kosovës në këtë panair përveç prezantimit të bukurive natyrore dhe  diversitetit kulturor, dhe vlerave tjera që ka vendi ynë ishte edhe mundësia e  promovimit dhe përmirësimit të imazhit të vendin në Evropë dhe më gjerë dhe te nxisë mediat franceze që të shkruajnë për Kosovën. 

 

 

Për më shumë shiko artikullin e bashkëngjitur