27 April 2015
27.04.2015- Pas përfundimit të draft planit dhe në bazëtë Ligjit për Planifikim Hapësinor, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, përkatësisht Instituti për Planifikim Hapësinor organizojnë Shqyrtimin Publik për dokumentin Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar Bjeshkët e Nemuna.
Të mërkurë me datë 29.04.2015, me rastin e hapjes së procesit të Shqyrtimit Publik bëhet prezantimi i draft dokumentit të Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar Bjeshkët e Nemuna.
Në kuadër të këtij procesi me të drejtë presim angazhimin e të gjithë të interesuarve, në mënyrë të veçantë të ekspertëve, shoqatave të ndryshme, përfaqësuesve të komunave pjesëmarrëse dhe qytetarëve, të cilët me komente dhe rekomandime do të ndihmojnë në plotësimin e dokumentit final. Sipas procedurës, dokumenti i plotësuar do të dorëzohet në Qeveri dhe në Kuvendin e Kosovës për aprovim përfundimtar.
Ju bëjmë me dije se dokumenti është rezultat i punës së përbashkët të sektorëve të rëndësishëm të Qeverisë së Kosovës, komunave, institucioneve relevante, profesionistëve të fushave të ndryshme si dhe pjesëmarrësve nga shoqëria civile.
Prezantimi do të mbahet në ndërtesën e re të Qeverisë së Kosovës (ish Rilindja), në sallën e takimeve nr. 1403, kati XIV,duke filluar në orën 13.00.
Sipas rregullave, shqyrtimi publik do tëzgjasë 60 ditë nga dita e fillimit te shqyrtimit.