261 - Lajmi Single | AMMK

Kryeshefi i AMMK-së, takohet me z. Karl Falkenberg, DG për mjedis në Komisionin Evropian

23 April 2015

foto

23.04.2015- Në kuadër të pjesëmarrjen në takimin e 24 të EPA Network (Rrjeti i kryeshefave të Agjencive të Mjedisit të Evropës), që po mbahet në Riga të Letonisë, kryeshefi i AMMK-së dr.sc.Ilir Morina, është takuar edhe me z. Karl Falkenberg, Drejtor i përgjithshëm në Drejtorinë e Mjedisit të  Komisionit Evropian.

 

Kryeshefi i AMMK-së, e ka njoftuar atë për gjendjen e përgjithshme të mjedisit në Kosovë dhe për punën e institucioneve mjedisore dhe njëherit ka kërkuar mbështetje nga Komisioni Evropian për vazhdimin e përkrahjes së mbrojtjes së mjedisit në Kosovë përmes projekteve konkrete. Ata kanë biseduar edhe për mundësitë dhe format e bashkëpunimit në të ardhmen në mes të institucioneve qendrore mjedisore te Kosoves dhe Drejtorisë së Mjedisit të  Komisionit Evropian.

 

Kryeshefi i AMMK-së, Dr.sc. Ilir Morina, ka realizuar edhe takime tjera me përfaqësues të ndryshëm të Agjencioneve të Mjedisit të Evropës, ku ka diskutuar për mundësitë e  bashkëpunimit në sektorin e mjedisit.

 

Takimi i 24 i Epa Network do të përfundojë nesër, ku përveç rekomandimeve do të ketë edhe një përmbledhje të aktiviteteve që planifikohen të realizohen gjatë këtij viti nga rrjeti.