Kryeshefi i AMMK-së po merr pjesë në takimin e 24 të EPA Network
23 April 2015
23.04.2015- Kryeshefi i AMMK-së dr.sc.Ilir Morina, po merr pjesë në takimin e 24 të EPA Network (Rrjeti i kryeshefave të Agjencive të Mjedisit të Evropës), që po mbahet në Riga të Letonisë.
Në takim përveç aktiviteteve të rrjetit dhe planeve për të ardhmen po diskutohet ndër të tjera edhe për implementimin e politikave të reja mjedisore, bashkëpunimin me Komisionin Evropian dhe institucionet tjera relevante mjedisore të Evropës, zbatimin e praktikave të mira në ekonominë e gjelbër të Evropës, për kornizën programore evropian për kërkime dhe inovacion Horizon 2020 dhe mundësinë e zbatimit të saj në sektorin e mjedisit, për promovimin e koncepteve të shfrytëzimit të qëndrueshëm të resurseve dhe programeve mjedisore të integruara në procesin e licencimit dhe lejedhënies.
Kryeshefi i AMMK-së, Dr.sc. Ilir Morina përveç pjesëmarrjes, takimeve me përfaqësues të ndryshëm të Agjencioneve të Mjedisit të Evropës dhe diskutimit të mundësive të bashkëpunimit, në këtë takim udhëhoqi edhe sesionin e 3-të me temën Politikat mjedisore, zhvillimet globale dhe evropiane.
Një pjesë e rëndësishme e takimit ishte edhe sesioni i prezantimeve dhe raportimit nga Grupet e Interesit në kuadër të rrjetit Epa Network, ku ndër të tjera në Grupin e Interesit për Ballkanin Perëndimorë është diskutuar mbi draft planin e punës së këtij grupi që në takimin e mbajtur në Prishtinë ishte iniciuar nga Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.
Takimi do të përfundojë nesër, ku përveç rekomandimeve do të ketë edhe një përmbledhje të aktiviteteve që planifikohen të realizohen gjatë këtij viti nga rrjeti Epa Network.
Ndër të tjera gjatë takimit edhe njëherëështë shprehur mirënjohja dhe falënderimit për organizimin e shkëlqyeshëm tëtakimit të 23 të EPA Network, që vitin e kaluar u mbajt në Prishtinë nën organizimine Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.