18 March 2015
Pjesë e rëndësishme e planit janë vlerësimi mbi vlerat kryesore të zonës së mbrojtur dhe kërcënimeve me të cilat ajo përballet, me fokus në çështjet kryesore që ndikojnë në menaxhimin, administrimin dhe financimin e Parkut Kombëtar Sharri.
Dokumenti ofron një skicë të qasjeve të përgjithshme të nevojshme për të rikthyer baraspeshën ekologjike në zonë, për të ruajtur vlerat e tij dhe për të adresuar kërcënimet, me pjesëmarrje dhe përkrahje të të gjitha grupeve të interesit. Ai përmban edhe masat e menaxhimit ku përfshihen plane të detajuara të veprimit që nevojiten për të realizuar të gjitha programet dhe nën programet për pesë vitet e para të zbatimit.
Plani është përgatitur, me përkrahje nga projekti i UNDP për "Menaxhim të Qëndrueshëm të Shfrytëzimit të Tokave dhe Konservim të Biodiversitetit në Komunën e Dragashit", dhe hartimi i tij është bazuar në udhëzimet e hartuara nga Projekti i Binjakëzimit të BE-së Përkrahje për menaxhimin e qëndrueshëm të pylltarisë, i zbatuar përmes MMPH dhe MBPZHR.
Në kuadër të procesit për finalizimin e këtij plani janë organizuar takime, konsultime, punëtori, debate dhe diskutime publike. Procesi është udhëhequr nga Grupi punues i themeluar pranë Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Per me shumë: