254 - Lajmi Single | AMMK

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, bëhet anëtarë i Sistemit Evropian të Vetëdijesimit për Përmbytje

12 March 2015

foto

12.03.2015- Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës-IHMK, ka marrë konfirmimin nga Instituti Suedez për Meteorologji dhe Hidrologji i cili përfaqëson qendrën Operative të Sistemit Evropian të Vetëdijesimit për Përmbytje, EFAS (European Flood Awarenes System), për pranim në këtë rrjet të organizatave.

 

Paraprakisht Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe Instituti Suedez për Meteorologji dhe Hidrologji  kanë nënshkruar një dokument përmes së cilit përcaktohen kushtet e pjesëmarrjes në këtë organizatë.

 

Zakonisht anëtarët e këtij rrjeti janë organizata dhe autoritete nacionale nga vendet e Evropës që kanë përgjegjësi për të ofruar shërbime dhe informata për menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet.

 

Me nënshkrimin e këtyre kushteve, IHMK si përfaqësues nacional i Kosovës për ofrimin e informatave nga sektori i hidrologjisë obligohet që të ofrojë informata dhe parashikime për përmbytjet në Kosovë edhe për Sistemin Evropian të Vetëdijesimit për Përmbytje, EFAS.

 

Të qënurit pjesë e kësaj organizate do ti ofrojë IHMK-së, mundësinë e shkëmbimit të informatave dhe përfitimit të përvojave si  dhe pjesëmarrjes në trajnime dhe aktivitete tjera të organizuara nga EFAS.

 

Informata mbi të dhënat, shërbimet, procesimin e të dhënave, parashikimet dhe paralajmërimet për përmbytjet si dhe informata tjera për punën dhe aktivitetet e Sistemit Evropian të Vetëdijesimit për Përmbytje mundë të merren në Sistemin e informimit  të kësaj organizate www.efas.eu