05 March 2015
Politikat evropiane për mjedisin dhe klimën realizuan përfitime esenciale për përmirësimin e mjedisit dhe cilësinë e jetesës, njëherësh nga inovacionet, krijimin dhe rritjen e vendeve të reja të punës. Përkundër realizimeve të këtilla, Evropa akoma po ballafaqohet me një sërë sfidash mjedisore të mëdha. Tejkalimi i tyre do të kërkojë ndryshime thelbësore në sistemet e prodhimtarisë dhe konsumit, të cilat janë shkaqet burimore të problemeve mjedisore .
Këto janë pjesë e mesazheve që i përmban raporti pesëvjeçar për gjendjen e mjedisit (SOER 2015) i Agjencisë Evropiane te Mjedisin (EEA), që zyrtarisht u promovua dje në 39 shtetet anëtare të rrjetit EIONET, ndër të cilat është edhe Kosova.
SOER është dokument kyç i integruar për gjendje te mjedisit në Evropë, të cilin Agjencia e Mjedisit të Evropës e dorëzon te Parlamenti evropian.
Raporti SOER 2015, i titulluar Mjedisi i Evropës gjendja dhe perspektivat 2015 përmban informata për mjedisin në Evropë,vlerësime për mjedisin në planin global, analizë krahasuese të shteteve përmes indikatorëve mjedisor dhe raporte specifike të shteteve dhe rajoneve.
E gjithë kjo është bazë e mirë dhe mjet i çmueshëm në krijimin e politikave të ardhshme nacionale, evropiane për mjedisin.
SOER 2015 e thekson nevojën për politika më ambicioze për arritjen e vizionit për Evropën deri në vitin 2050. Gjithashtu, e thekson nevojën për qasje të reja, të cilat reagojnë në natyrën sistemore të problemeve të shumta mjedisoree. Për shembull, presionet e jashtme, duke i përfshirë edhe mega-trendet globale, mund ti zhvlerësojnë politikat e veçanta dhe angazhimet lokale për menaxhim me mjedisin. Krahas kësaj, sfida të shumta mjedisor janë ngushtë të lidhura me sistemet e prodhimtarisë dhe konsumit, të cilat mbështesin një numër të madh të vendeve të punës dhe sigurojnë ekzistencë për shumë njerëz, andaj ndryshimet e këtyre sistemeve krijojnë shpenzime të llojllojshme dhe përfitime.
Raporti konkludon se edhe pse realizimi i tërësishëm i politikave ekzistuese do të jetë me rëndësi esenciale, as politikat vijuese për mjedisin, as realizimet ekonomike dhe teknologjike nuk do të jenë të mjaftueshme për tu arritur vizioni për Evropën deri në vitin 2050.
Tejkalimi i ndryshimeve komplekse, me të cilat ballafaqohet Evropa, do të kërkojë politika më ambicioze, të mbështetura me njohuri më të mëdha dhe investime më të mençura, të drejtuara nga transformimi fundamental i sistemeve kyçe siç janë ushqimi, energjia, banimi, transporti, financat, shëndetësia dhe arsimi.
Kjo do të nxisë nevojën për strategji dhe qasje për zbutjen e presioneve dhe shmangien e dëmeve potenciale, përtëritjen e ekosistemeve, tejkalimin e pabarazisë socio-ekonomike dhe aftësimin drejt trendeve globale siç janë ndryshimet klimatike dhe shpenzimi i resurseve.
Republika e Kosovës, përmes Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit- AMMK si pjesë e rrjetit EIONET, aktivisht mori pjesë në tërë procesin e përgatitjes dhe hartimit të SOER-it 2015.
Me rëndësi të posaçme për Kosovën, është se në pjesën 4, te SOER 2015, për herë të parë është hartuar kapitulli nacional për Republikën e Kosovës (Country briefing), në të cilin është dhënë vështrim i veçantë për gjendjen e mjedisit në shtetin tonë. Kapitulli nacional është në dispozicion për publikun e gjerë edhe ueb faqes së Agjencisë së Mjedisit të Evropës.
Pjesa e Kosovës në Raportin Mjedisi i Evropës, gjendja dhe perspektiva 2015 (SOER 2015)
Përmbledhja (Sinteza) e Raportit Mjedisi i Evropës, gjendja dhe perspektiva 2015 (SOER 2015)