03 March 2015
Politikat e Evropës për Mjedisin dhe Klimën, kanë dhënë rezultate substanciale të cilat kanë rezultuar me përmirësimin e mjedisit dhe cilësinë e jetës, krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritje ekonomike. Me gjithë këto arritje, Evropa ende përballet me një sërë sfidash mjedisore të vazhdueshme dhe në rritje. Trajtimii tyre do të kërkojë ndryshime rrënjësore në sistemet e prodhimit dhe konsumit që janë shkaku kryesor i problemeve mjedisore.
Këto janë disa nga mesazhet kryesore nga vlerësimi pesë-vjeçar i Agjencisë së Mjedisit të Evropës Mjedisi i Evropës, gjendja dhe perspektiva 2015 (SOER 2015), që publikohet sot në Bruksel. SOER 2015 është një vlerësim i integruar i mjedisit të Evropës, i cili gjithashtu përfshin vlerësime dhe të dhëna edhe në nivele globale, rajonale dhe të vendit, si dhe krahasime ndërmjet shteteve.
Për herë të parë pjesë e këtij Raporti është edhe Kosova. Gjendja e mjedisit në Kosovë trajtohet në kuadër të Pjesës C të Raportit e cila i dedikohet vlerësimittë gjendjes së mjedisit në vendet e anëtare të Bashkimit Evropian dhe më vendet bashkëpunëtore, në grupin e të cilave bënë pjesë edhe Kosova.
Pjesa e Raportit për Kosovën në Raportin Mjedisi i Evropës, Gjendja dhe perspektiva 2015, është përgatitur nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, si institucion përgjegjës për raportim dhe bashkëpunim me Agjencinë e Mjedisit të Evropës.
Përmbledhja (Sinteza) e Raportit Mjedisi i Evropës, gjendja dhe perspektiva 2015 (SOER 2015)
Pjesa e Kosovës në Raportin Mjedisi i Evropës, gjendja dhe perspektiva 2015 (SOER 2015)
Lansimi i raportit do të bëhet sot (3 mars) rreth orës 12:30, në Qendrën e Konferencave të Komisionit Evropian, në një konferencë të përbashkët nga komisioneri, Karmenu Vella dhe Drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Mjedisit të Evropës, Hans Bruyninckx.
Ngjarja munde të përcillet online ne këtë link.
Ndërsa nesër (e marte/ 04 mars, ora 14:30-18:00) do të mbahet ceremonia qendrore e promovimit të raportit ku përveç politikbërsve do të marrin pjesë edhe ekspertë, organizata joqeveritare, organizata ndërkombëtare dhe përfaqësues tjerë nga institucionet evropiane.
Më shumë detaje për ngjarjet promovuese që do të organizohen nga Qendra për Politika e Evropës dhe partnerët tjerë në organizim i gjeni në linkun ketu.
Me shume informata për media dhe gazetarë rreth SOER 2015 mundë të sigurohen në këtë link.