251 - Lajmi Single | AMMK

Gjendja hidrologjike në Kosovë dhe prognoza

10 February 2015

foto

10.02.2015- Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet intensive të shiut gjatë këtyre ditëve, janë si pasojë e ciklonit të ardhur nga pjesa veri-perëndimore e Kontinentin Evropian, në të cilin është përfshi edhe vendi jonë. Moti i përcjellur me reshje shiu të intensiteti të lartë sidomos nga data 04 shkurt, duke arritur maksimumin gjatë datës 5 dhe 6 shkurt 2015, me intensitet me të theksuar të shpërndarjes kohore dhe hapësinor veçanërisht në pjesën perëndimore dhe qendrore të Gadishullit Ballkanik.

 

Këto të reshura, kanë shkaktuar ngritjen e shpejt të nivelit të ujit të lumenjve të Kosovës të cilët janë të vrullshëm, për shkak të karakterit malorë të tyre, ku si pasojë shumica e tyre kanë dalur nga shtrati duke shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit.

 

Situata hidrologjike është pothuajse e njëjtë në tërë territorin e Kosovës, por më tepër e rënduar është në pellgun e Lumit Sitnica, duke përfshi shumicën e ujërrjedhave të sajë nga të dyja anët, duke filluar nga pjesa qendrore e fushëgropës së Kosovës (Lypjani dhe rrethina e sajë, Fushë Kosova, Obiliqi, Vushtrria) etj.

 

Edhe dega e djathtë e Sitnicës, Lumi Llap, në rrjedhën e tij të mesme dhe sidomos në atë të poshtme (Lluzhan, Lupç i Ulët) etj, duke përmbytur tokat në të dy anët e sajë.

 

Problematike paraqiten rrjedhat malore me karakter rrëkesh (prrockat, prrojet) etj të cilat për shkak të konfiguracionit të relievit, kanë karakter vërshues duke shkaktuar dëme nëpër disa fshatra dhe lagje qytetesh, në disa vise të Kosovës.

 

 

Për më shumë shikoni informatën e zgjeruar për gjendjen hidrologjike dhe prognozën për ditët në vijim të përgatitur nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

 

 

Situata hidrologjike ne Kosove dhe prognoza sipas IHMK