247 - Lajmi Single | AMMK

Njoftim publik për konsultime në procesin e miratimit të Planit Menaxhues të Parkut Kombëtar

27 January 2015

foto

27.01.2015- Në bazë të nenit 84 paragrafi 3 dhe nenit 151 të Ligjit nr. 03/L-233 për Mbrojtjen e Natyrës, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinore përkatësisht Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, shpallë të hapur debatin publik për projekt planin menaxhues të Parku Kombëtar "Sharri".

 

MMPH-AMMK informon publikun për hapjen e debatit publik për planin e propozuar dhe fton publikun të dorëzojnë komentet dhe sugjerimet e tyre, brenda tridhjet ditësh (30) nga data e këtij publikimi.

 

Ky Plan i Menaxhimit është përgatitur gjatë vitit 2013, me përkrahje nga projekti i UNDP për "Menaxhim të Qëndrueshëm të Shfrytëzimit të Tokave dhe Konservim të Biodiversitetit në Komunën e Dragashit". Ky projekt ka mundësuar zgjerimin e Parkut Kombëtar të Malit të Sharrit për të përfshirë edhe komunën e Dragashit, dhe me qëllim të përkrahjes së këtij procesi, është arritur pajtimi me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) që të përgatitet një plan i menaxhimit për parkun e zgjeruar kombëtar.

 

Formati i planit është bazuar në udhëzimet e përcaktuara në planin për menaxhimin e zonës së mbrojtur nga Projekti i Binjakëzimit të BE-së “Përkrahje për menaxhimin e qëndrueshëm të pylltarisë”, të zbatuar përmes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Lokal dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

 

Ai u përgatit përmes një procesi që përfshinte takime teknike, konsultime, debate publike dhe punëtori, të cilat u organizuan gjatë vitit 2013. Procesi i planifikimit u udhëhoq nga Grupi punues i themeluar pranë Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

 

Komentet dhe sugjerimet mund të dorëzohen në adresën: Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor/Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Ndërtesa e Rilindjes Kati i 15, zyra nr.15/03, 10000 Prishtinë.

 

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni edhe Hazer Dana, Drejtor i Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar "Sharri", hazer.dana@rks-gov.net


 

Për më shumë shkarkoni dokumentin:

 

Plani i Menaxhimit Parku Kombëtar "Sharri"