26 January 2015
25.01.2015- Vendi ynë gjatë kësaj jave do të ndikohet nga fushat me presion të ulët atmosferik. Kjo gjendje do të vazhdoj ti ruaj këto vlera meteorologjike me tendencë të zbritjes gjatë javës. Temperaturat minimale dhe maksimale do të jenë në zbritje deri ditën e enjte.
Dita e hëne do të shoqërohet me mot kryesisht të vranët. Temperaturat më e ulëta do të lëvizin nga -2 gradë C deri në 2 gradë C, ndërkaq do të fryj erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s.
Të martën dhe të mërkurën këto vlera të temperaturave do ti ruajnë këta kufij, mirëpo priten reshje bore si në viset malore ashtu edhe në vende të ulëta. Reshjet nuk do të jenë të intensitetit të lartë por nën mesataren.
Të enjten pritet të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me intervale kohore me diell, temperatura minimale do të zbresë rreth - 5 gradë C, por që maksimalet e ditës pritet të kenë ngritje të lehta deri 4 gradë C. Do të fryjerë nga juglindja e lehtë deri mesatare duke ndikuar që temperaturat maksimale të shënojnë ngritje deri 8 gradë C.
Edhe vikendi do të shoqërohet me mot kryesisht të vranët dhe me reshje të herë pas hershme të shiut.