11 December 2014
11.12.2014- Gjatë vitit 2014, në kuadër të aktiviteteve për mbrojtjen e natyrës me iniciativën e Institutit për Mbrojtjen e Natyrës i cili vepron në kuadër të Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, mes tjerash janë hartuar edhe dy vendime për mbrojtjen e llojeve autoktone të zbutura të faunës.
Gjatë këtij viti përmes dy vendimeve të ndara, janë marrë në mbrojtje: Raca e Qenit Deltari Ilir, lloji vendor i zbutur dhe Raca e Gjelit Kosovar Këndimgjatë, lloj vendor i zbutur. Qëllimi kryesor i nxjerrjes së këtyre vendimeve është mbrojtja e këtyre llojeve sipas ligjit dhe përcaktimi i kushteve të mbajtjes.
Gjithashtu përmes këtyre vendim synohet që të këto lloje të mbrohen nga rreziku për përzierje gjenetike me racat e huaja dhe nga rreziku për nxjerrje jashtë vendit e këtyre racave me qëllim të kryqëzimit me racat tjera.
Sipas këtyre vendimeve të dy këto lloje autoktone janë të regjistruara në regjistrin e vlerave të mbrojtura të natyrës qe mirembahet nga Instituti i Kosoves per Mbrojtjen e Natyres.
Vendimi përmban edhe arsyeshmërine për marrjen në mbrojtje të këtyre llojeve si dhe përshkrimin e karakteristikave themelore të tyre.
Hartimi i arsyeshmerisë për racën autoktone të Deltarit Ilir është bërë në bashkëpunim me Shoqatën Kinologjike të Kosovës, kurse për racen e Gjelit Këndimgjatë në bashkëpunim me Shoqatën për Mbrojtjen dhe Kultivimin e Pulave.
Për më shumë shikoni:
Vendimin për shpallje në mbrojte të Racës së Qenit Deltari Ilir
Vendimi për shpallje në mbrojtje të Racës së Gjelit Kosovar Këndimgjatë