10 December 2014
10.12.2014- Kryeshefi i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, dr.sc. Ilir Morina i shoqëruar nga Udhëheqësi i Drejtorisë për Monitorim, Vlerësim dhe Raportim, Rizah Hajdari, në kuadër të aktivitetet të radhës së EPA-Network (Rrjeti i Agjencive të Mbrojtjes së Mjedisit të Evropës), po marrin pjesë në takimin e Grupit të Interesit për Ballkanin Perëndimorë i cili po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Në kuadër të këtij takimi në ditën e parë temat kryesore kanë qenë propozimi për modalitetet e funksionimit dhe aktivitetet e Grupit të Interesit për Ballkanin Perëndimorë si dhe diskutimi për dokumentin për bashkëpunimin mjedisor në nivel të vendeve të Ballkanit Perëndimore, hartimi itë cilit është iniciuar nga Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.
Takimi do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme ku mes tjerash është planifikuar të diskutohet për hartimin e termave të referencës mbi principet me të cilave do të funksionojë Grupi i Interesit për Ballkanin Perëndimorë dhe hartimin e një Strategjie për vendet e Ballkanit Perëndimorë për lehtësimin e procesit të anëtarësimit të plotë në Agjencinë Evropiane të Mjedisit.
Tema tjera të diskutimit do të jenë edhe përcaktimii aktiviteteve dhe detyrave për proceset dhe aktivitetet e ardhshme të EPA Network si dhe përmbushja e objektivave për aktivitetet e planifikuara për periudhën e ardhshme.
