241 - Lajmi Single | AMMK

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bëhet me sistem për paralajmërimin e hershëm të rrezikut nga përmbytjet

09 December 2014

foto

09.12.2014- Ngritja e Sistemit të Paralajmërimit të Hershëm të përmbytjeve në pellgun e Drinit, është realizuar në kuadër të projektit “Ndryshimet Klimatike dhe adaptimi në Ballkanin Perëndimor”.  Donator iprojekti është Qeveria Gjermane nëpërmjet GIZ it, ndërsa përfitues përveç Kosovës janë edhe Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi.

 

Qëllimi kryesorë i këtij projekti është që institucionet nacionale të vendeve përfituese të cilat merren me monitorim të elementeve dhe dukurive meteorologjike dhe hidrologjike sikurse është Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, të krijojnë kapacitete të mjaftueshme humane, teknike e legjislative, në mënyrë që të jenë në gjendje që të monitorojnë duke siguruar informacione kualitative dhe të rregullta të këtyre proceseve, në mënyrë që të kenë mundësi për të parashikuar, prognozuar dhe paralajmëruar me kohë lidhur me motin, klimën, hidrologjinë etj.

 

Ky projekt ka filluar gjatë vitit 2012 dhe është zhvilluar në faza duke përfunduar me vendosjen dhe instalimin e instrumenteve matëse meteorologjike dhe hidrometrike në: Lumin Drini Bardhë, stacioni hidrometrik/Gjonaj, dhe lumi Bistrica e Pejës stacioni/Grykë e Rugovës: (sensori automatik i nivelit të ujit së bashku me sistemin për transferimin e të  dhënave në serverin qendrorë në Prishtinë përmes GSM/GPRS), 3 stacione meteorologjike në Pejë, Junik dhe Prizren (shimatës automatik të cilët e bëjnë matjen e sasisë dhe intensitetin e reshjeve,njëherazi nxehësi i vendosur në të, e bën shkrirjen e borën dhe akullit gjatësezonit të ftohet, duke mundësuar kështu regjistrimin e reshjeve të ngurta sidhe serverin qendrore ne te cilin është instaluar programi softuerik Demasdb.

 

Sikur dihet çështja e ndryshimeve klimatike gjithë një e më shume është bërë temë e diskutimeve dhe aktiviteteve në nivelet më të larta politike, ekonomike, intelektuale dhe shkencore në përmasa globale, rajonale dhe lokale, ku si shkak janë pasojat dhe efektet negative të këtyre ndryshimeve të cilat çdo ditë e meshume janë më të shprehura nëpër regjione dhe vende të ndryshme të botës poredhe tek ne, duke u shkaktuar përmbytje me përmasa katastrofike po ashtu edhe paraqitja e temperaturave të larta ekstreme duke shkaktuar thatësi.

 

Pjesë e rëndësishmee zbutjes së ndryshimeve klimatike është edhe bashkëpunimi rajonal dhe informimi i shpejtë. Prandaj në këtë aspekt shkëmbimi i informacioneve dhe bashkëpunimi rajonal do të ishte i dobishëm për përgatitje sa më të mirë dhe informim në kohën e duhur të qytetarëve dhe akterëve të tjerë, para gjatë dhe pas ndodhjes së një fatkeqësie natyrore të shkaktuara nga reshjet intensive të shiut, shkrirja e shpejt e borës e etj të cilat do të shkaktonin përmbytje, ose mungesa e ujit në një zonë të caktuar e shkaktuar nga deficiti i reshjeve për një periudhë të gjatë.

 

 

Për më shumë lexoni Raportin e plotë nga zbatimi i projektit