06 November 2014
06.11.2014- Kryeshefi ekzekutiv i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dr.sc. Ilir Morina është takuar me homologun e tij nga Shqipëria, z.Julian Beqiri, Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Mjedisit dhe Pyjeve.
Në takim është biseduar për mundësitë e vazhdimin të bashkëpunimin ne mes të Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe Agjencisë së Mjedisit dhe Pyjeve në sektorin e mjedisit. Me theks të veçantë është folur për bashkëpunimin në kuadër të rrjetit EPA Network me fokus në programin për vendet e Ballkanit Perëndimorë i cili është prezantuar në takimin e 23 te EPA Network të mbajtur në Prishtinë. Është diskutuar edhe për mundësitë e bashkëpunimit në kuadër të programit për bashkëpunim me Agjencinë e Mjedisit të Evropës, shkëmbimin e përvojave në sektorin e laboratorëve përkatëse si dhe në fusha tjera me interes dypalësh.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, kryeshefi i AMMK-së,ka marrë pjesë edhe në seminarin Adaptimi ndaj ndryshimeve klimatike që është organizuar në kuadër të projektit Parqet e Harkut Dinarik në mbështetje të WWF. Ky seminar kishte ne fokus mënyrat dhe masat qe duhet te ndërmerren në kuadër te procesit të adaptimit ndaj ndryshimeve klimatike si dhe menaxhimin e fatkeqësive natyrore qe vijnë nga këto ndryshime. Po ashtu seminari ka trajtuar edhe ndikimet e ndryshimeve klimatike ne sektorë të ndryshëm mjedisor e sidomos në bidodiversitet, pyje dhe në ujëra sipërfaqësore.
Kryeshefi i AMMK-së, ka pasur një takime dhe me përfaqësuesit e MeteoAlb, me te cilët është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit dhe realizimit te projekteve te përbashkëta ne sektorin e meteorologjisë.