237 - Lajmi Single | AMMK

Mjedisi dhe ndryshimet klimatike në Raportin e Progresit 2014 për Kosovën

31 October 2014

foto

31.10.2014- Në raportin e progresit të Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2014, në kapitullin e Mjedisit dhe Ndryshimet Klimatike, në kuadër të arriturave dhe progresit janë evidentuar mes tjerash këto çështje:miratimi i disa ligjeve dhe udhëzimeve administrative sikurse janë Ligjet për Parqet Kombëtare, Ligji për Kemikate dhe Ligjin për Inspektoratin Mjedisor si dhe procesin e hartimit të planeve dhe strategjive mjedisore sikurse janë Strategjia kornizë për ndryshimet klimatike dhe Planin nacional për menaxhimin e mbeturinave. Si e arritur e rëndësishme konsiderohet edhe kompletimin i rrjetit për monitorimin e cilësisë së ajrit.

 

Në kuadër të ngecjeve ndër të tjera është evidentuar mungesa e regjistrit të ndotësve të ajrit, mungesa e infrastrukturës së përshtatshme për ruajtjen ose trajtimin e mbeturinave të rrezikshme, mos themelimi i Autoritetit te Pellgjeve Lumore, mungesa e sistemit për monitorimine ujërave nëntokësore si dhe mungesa e planeve nacionale për themelimin e rrjetit të zonave për Natura 2000.

 

Raporti ndër te tjera rekomandon që të sigurohet një financim i institucioneve monitoruese, në veçanti për të siguruar mirëmbajtjen e rrjeteve ekzistuese monitoruese të ajrit dhe të ujit, dhe për të krijuar një sistem për monitorimin dhe raportimin e Gazrave Serrë. Rekomandohet po ashtu  të forcohet zbatimi i ligjeve mjedisore dhe që mjedisi dhe klima të bëhen prioritete të qeverisë.

 

Gjithashtu sugjeron që të krijohet një bashkëpunim ndërinstitucional ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për të mundësuar miratimin dhe zbatimin e politikave për rritje të ulët të karbonit.

 

 

Për me shumë lexoni te plote Raportin e Progresit 2014