27 October 2014
27/10/2014- Në ditën në vazhdim vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit të cilat burimin e kanë nga ana veriore e vendit. Presioni atmosferik është nën konditat e normales me tendenca ngritjeje. Në këto kushte gjatë gjithë javës do të mbajë mot relativisht i qetë.
Mëngjeset do të jenë me mjegull kryesisht nëpër ultësira, kurse gjatë ditës do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Reshje të dobëta mund të ketë vetëm ditën e premte nëpër disa lokalitete.
Temperatura më e ulët e ditës do të luhatet në mes -2 gradë C deri 3 gradë C, kurse maksimalet e ditës pritet të arrijnë në mes 12 gradë C e deri në 14 gradë C.
Do të fryj erë nga veriu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s.
Moti sot dhe parashikimi per diten e neserme per qendrat kryesore ne Kosove eshte prezantuar ne tabelen vijuese.