235 - Lajmi Single | AMMK

Formohet shoqata “Parqet Dinarike”- Dy parqe nga Kosova pjesë e saj

15 October 2014

foto

15/10/2014- Rreth 60 parqe nga rajoni i Ballkanit Perëndimorë kanënënshkruar deklaratën për themelimit e shoqatës "Parqet Dinarike – rrjetae zonave të mbrojtura të Dinarikeve" ku në mesin e tyre janë edhe dy zona të mbrojtura nga Kosova.

 

Në Parkun Kombëtar Brijuni të Kroacisë është mbajtur Konferenca e tretë Ndërkombëtare e WWF-s mbi "Parqet e Harkut Dinarik" në të cilën 60 zona të mbrojtura nga tetë vende të rajonit me nënshkrimin e Deklaratës vendosën themelet e shoqatës "Parqet Dinarike”. Në mesin e parqeve që nënshkruan këtë Deklaratë janë edhe Parku Regjional “Gërmia” dhe Parku Kombëtar“Sharri”.

 

Ky është viti i tretë që WWF është duke implementuar projektin "Parqet e Harkut Dinarik", nëpërmjet të cilit është krijuar rrjeti i 82 zonave të mbrojtura në tetë vende të rajonit: Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Mali i Zi, Kroaci, Kosovë, Maqedoni, Slloveni dhe Serbi. Në kuadër të këtij projekti deri më tani janë mbajtur dy konferenca ndërkombëtare, njëra në Banja Llukë, tjetra në Budvë ndërsa këtë vit në Brijuni u mblodhën rreth 150pjesëmarrës nga 13 vende të Europës të cilët diskutuan mbi temën e turizmit të qëndrueshëm në zonat e mbrojtura. Në konferencë morri pjesë edhe udhëheqësi i Federatës së Europarqeve z.Ignace Schops.

 

Në konferencë u prezantuan edhe rezultatet e vlerësimit të përfitimeve të ekosistemeve në parqe të cilën punë WWF e kishte realizuar në dy vitet e fundit me 57 parqe të rajonit. Me këtë rast u theksua se resurset ekonomike më të shfrytëzueshme në parqe janë turizmi, përdorimi komercial i ujit, pyjet dhe punësimi. Është thënë gjithashtu se në rajon gjenden 16 zona të mbrojtura në të cilat gjenden fabrika të ujit por të cilat nga të hyrat e tyre asnjëra nuk i ndihmojnë parkut për kualitetin e ujit që e përdorin. Gjithashtunë 18 parqe ekzistojnë edhe hidrocentrale. WWF arriti në përfundimin se uji është një burim i rëndësishëm në rajon që duhet përdorur në mënyrë të qëndrueshme. Turizmi është i njohur si një burim kryesor i të ardhurave por duhet pasur kujdes që mos të jetë masiv por i qëndrueshëm.

 

Konferenca e tretë ndërkombëtar e WWF-s, "Parqet e Harkut Dinarik" përfundoi me një udhëtim studimor në Rezervatin e Pyjeve “MOTOVUNSKA ŠUMA” ku pjesëmarrësit u njohën me sistemin e menaxhimit të zonave të mbrojtura në Kroaci.

 

 

Për më shumë gjeni bashkëngjitur njoftimin për media nga WWF dhe Dinarides Parks.