233 - Lajmi Single | AMMK

Francezët ndihmojnë në rinovimin e Shpellës së Gadimes

03 October 2014

foto

Qeveria Franceze po ndihmon ne rinovimin dhepërmirësimin e infrastrukturës në Shpellën e Gadimes. Kjo është konfirmuar gjate një vizite që është realizuar dje nga një delegacion francez i kryesuarnga z. Hervé Boisguillame udhëheqës i Departamentit për BashkëpunimNdërkombëtarë në Ministrinë e Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Energjisë të Francës.

 

Gjatë kësaj konference, z. Herve Boisguillame dhe kryeshefi i AMMK-së, z.Ilir Morina njoftuan edhe për bashkëpunimet tjera në mes të Kosovës dhe Francës në sektorin e mbrojtjes së mjedisit dhe projektet mjedisore për Kosovën të mbështetura nga Qeveria Franceze. Me fokus të veçantë u fol për mbështetjen në rinovimin dhe përmirësimin e infrastrukturës në Shpellën e Gadimes. Nje nga projektet qe tashme ka filluar se implementuari është rregullimi i ndriçimit në Shpellën e Gadimes.

 

Kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisittë Kosovës z.Ilir Morina, ka deklaruar me këtë rast se ky donacion i Ambasadës së Francës, është i mirëseardhur.

Ndërkohë, zyrtarë të Ambasadës franceze në Kosovë, kanë thënë se janë të kënaqur që investimi i tyre ka shkuar në vendine duhur, derisa ka pohuar se kjo ambasadë, do të vazhdojë edhe më tej mbështetjen.

“Ne jemi duke planifikuar që të vazhdojmë bashkëpunimin me projekte dhe financime të tjera si Ambasadë franceze, sa i përket përmirësimit të elektricitetit në shpellë dhe për ta bërë sa më tërheqëse për turistët”, ka thënë Herve Boisguillaume nga Ministrinë e Ekologjisë,Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Energjisë të Francës.

 

Në kuadër të delegacionit ishin të pranishëm edhe përfaqësues tjerë nga Ministria e Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Energjisë të Francës si dhe përfaqësues nga Ambasada Franceze në Kosovë.

Përndryshe delegacioni nga Ministria e Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Energjisë të Francës, po qëndron në Kosovë në kuadër të Konferencës “Uji dhe Mjedisi”, e cila po organizohet nga kjo ministri në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës.

 

Qëllimi i kësaj konference është shkëmbimi iekspertizës dhe përvojave mbi tema të ndryshme në fushën e ujit dhe mjedisit, duke përfshirë menaxhimin e burimeve ujore, organizimin e shërbimeve publike,standardet e zbatueshme për infrastrukturën e ujit dhe cilësisë së ujit të pijshëm. Shkëmbimet do të mundësojnë identifikimin e çështjeve të mundshme të bashkëpunimit në mes të Francës dhe Kosovës në këtë fushë.