26 September 2014
Mbështetet iniciativa e Kosovës për themelimin enjë mekanizmi (grupi të interesit) në kuadër të EPA Network për bashkëpunim tëAgjencioneve të Mjedisit të vendeve të Ballkanit Perëndimorë.
Ka përfunduar sot në Prishtinë takimi i 23-të i EPA Network (Rrjetii Shefave të Agjencioneve Evropiane të Mjedisit).
Një nga konkluzionet e takimit ishte që të mbështetet iniciativa e Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, përthemelimin e një Grupi të Interesit në kuadër të Epa Network për thellimin e bashkëpunimin të Agjencioneve të Mjedisit të vendeve të Ballkanit Perëndimorë.
U potencua po ashtu që format e bashkëpunimit, prioritetet dhe financimi i aktiviteteve që do të realizohen në kuadër të këtij grupi të detajohen në kuadër të takimeve të tjera.
Përveç vendeve të Ballkanit pjesë e këtij grupi do të jenë edhe përfaqësuesit e Agjencionit Evropian të Mjedisit dhe përfaqësuesit e agjencioneve të disa vendeve të Evropës si Austria, Sllovakia, Italia etj.
Ndër konkluzionet tjera të takimit duhet veçuar edhe angazhimi i EPA Network në kuadër të rrjetit IMPEL- Rrjeti i Bashkimit Evropian për forcimin e zbatimit të legjislacionit mjedisor si dhe shkëmbimi i përvojave me Komisionin Evropian në lidhje me Politikat e reja mjedisore e veçanërisht me Strategjinë Horizon 2020.
Tema tjera që u diskutuan në takim ishin edhe përmbushja e objektivave dhe realizimi i aktiviteteve të EPA Network si dhe prioritetet e planifikuara për periudhën e ardhshme.
Takimi i radhës i EPA Network i 24-ti me radhë pritetet të mbahet në Letoni në Mars të vitit 2015.
Kryeshefi i AMMK-së, z.IlirMorina do të jetë pjesë e trojkës udhëheqëse të rrjetit deri në përfundimin e takimit të radhës.
Pjesëmarrësit e këtij takimi përveç tjerash mbeten të impresionuar me organizimin e takimit dhe mikpritjen që kanë gjetur në Kosovë.