230 - Lajmi Single | AMMK

Takimi i EPA Network në Prishtinë

24 September 2014

foto

24/09/2014- Me datën 25 dhe 26 shtator në Prishtinë, do të mbahet takimi i 23-të me radhë i Rrjetit të Shefave të Agjencioneve Evropiane të Mjedisit i njohur si EPA Network.

 

Disa nga temat kyçe që do të diskutohen në takim janë: Legjislacioni dhe politikat mjedisore te BE-së, bashkëpunimi në nivel të vendeve të Ballkanit Perëndimore, përmbushja e objektivave dhe realizimi i aktiviteteve të EPA Network si dhe prioritetet e planifikuara për periudhën e ardhshme.

 

Ne ceremoninë hapëse të takimit do të marrin pjesë edhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, z.Dardan Gashi dhe përfaqësuesi special i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, z.Samuel Žbogar.

 

Në përmbyllje të pjesës hapëse të takimit do të organizohet edhe një konferencë për media. Konferenca për media mbahet në ambientet e Swiss Diamond Hotel në Prishtinë, rreth orës 11:00.

 

Përndryshe, Rrjeti i Shefave i Agjencioneve Evropiane të Mjedisit i njohur si EPA Network, mbledh rreth vetës të gjithë udhëheqësit ose drejtorët e Agjencioneve Nacionale për Mbrojtjen e Mjedisit ose institucioneve të ngjashme të vendeve evropiane. 

 

AMMK është anëtari i këtij rrjeti joformal që nga viti 2011, dhe aktualisht kryeshefi i AMMK-së, z.Ilir Morina është në trojkën udhëheqëse të rrjetit.

 

Per me shume vizitoni edhe web faqen e Epa Network

http://epanet.ew.eea.europa.eu