229 - Lajmi Single | AMMK

AMMK, memorandum bashkëpunimi me Institutin për Kërkime Karstike nga Sllovenia

05 September 2014

foto

03/09/2014- Me qëllim të avancimit të hulumtimeve dhe kërkimeve në sektorin e speleologjisë në Kosovë, Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka nënshkruam memorandum bashkëpunimi me Instituti për Hulumtime Karstike nga Sllovenia i cili vepron në kuadër të Qendrës për Kërkim të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Sllovenisë. Dihet mirëfilli se shpellat si fenomene speleologjike në Kosovë janë shumë pak të hulumtuara, prandaj një memorandumi tillë do ti hapë rrugën mundësisë së realizimit të projekteve hulumtuese në lëmin e speleologjisë dhe avancimin e këtij sektori. 

 

Memorandumi parasheh që Instituti Slloven për Hulumtime Karstike të ofroi eksperiencën e vetë në lëmin e hulumtimeve speleologjike,ndërsa AMMK të përfshijë në programin vjetor të punës se Institutit te Kosoves per Mbrojtjen e Natyres, hulumtimin e terreneve gëlqerore me theks te veçante në ekspedita vjetore të hulumtimit të shpellave.

 

Po ashtu përmes këtij memorandumi parashihet që Instituti Slloven për Hulumtime Karstike të organizojë dhe mbështesë me përvojëne vet  teorike dhe praktike, trajnime për institucionet qeveritare dhe jo qeveritare të Kosovës, për teknikat e hulumtimit të shpellave dhe terreneve karstike me synim të zgjedhjeve të problemeve në këto fusha. Ndërsa AMMK përmes Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës do të vë në dispozicion dokumentacioni dhe listën e shpellave në Kosovë, të cila do të përdoret për planifikimin e aktiviteteve ose edhe për përcaktimin e prioriteteve në hulumtimin e shpellave dhe terreneve karstike në Kosovë.

 

Edhe pse fokusi primar i memorandumit është ti jepet  prioritet projekteve shkencore që kanë të bëjnë me: hulumtimin, studimin dhe mbrojtjen e shpellave dhe terreneve karstike, të dy institucionet do të angazhohen edhe në gjetjen e donacioneve për hulumtimin, studimin dhe mbrojtjen e shpellave dhe terreneve karstike si dhe në këmbimi i informatave dhe përvojave bilaterale.

 

Për implementimin e këtij Memorandumi parashihet të formohen grupe të përbashkëta, të cilat do të hartojnë programine punës, i cili do të përmbajë llojet e aktiviteteve konkrete, kohen e implementimit, bartësit dhe koston e tyre. Grupet do të bashkëpunojnë në frymëne bartjes se njohurive, dhe përvojës, duke u bazuar ne parimet e barazisë, reciprocitetit dhe dobisë se dyanshme.