226 - Lajmi Single | AMMK

Temperatura të larta edhe në ditët në vijim

12 August 2014

foto

12/08/2014- Sipas parashikimit sinoptik të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës masat e nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa jugore e kontinentit do të jenë stabile pothuaj se gjatë gjithë javës. Në këto kushte do të kemi mot tipik veror me gjithë parametrat meteorologjik. Reshjet të cilat përfshin vendin tonë ditët e kaluar kanë depërtuar në pjesën perëndimore të kontinentit. 

 

 
Dje temperaturat minimale u regjistruan 15 gradë C, ndërsa maksimalet e ditës kanë arritur në 33 gradë C. Ka fryrë erë e lehtë nga ana jugore me shpejtësi 1-2 m/s.

 

 
Edhe sot pritet mot i ngjashëm me temperatura minimale prej 15 deri 17 gradë Celsius dhe ato maksimale deri në 33 gradë Celsius. 
 
Shtypja atmosferike ishte në vlerat e konstantës me tendencë ngritje, ndërsa lagështia relative e ajrit në mëngjes ishte 85%, kurse gjatë ditës ka zbritur në 42%, ndërsa dukshmëria horizontale ishte mbi 20 km.  

 

 
Në kushte të tilla atmosferike, këshillohen qytetarët me sëmundje të ndryshme që t`i shmangen ambienteve të hapura dhe daljet nga ora 11 deri në ora 17.  Rekomandohet konsumimimi i sa më shumë lëngjeve dhe ushqimeve të lehta si dhe veshje verore me ngjyra të hapura. Gjithashtu rekomandohet konsumimi i ujit në sasi sa më të mëdha.   

 

 

 
Në bazë të parashikimeve sinoptike nuk pritet të ketë reshje shiu në nivel vendi deri pas datës 22 gusht. Mundë të priten riga të izoluara shiu sidomos në vende kodrinore-malore. 

 

 
Nga data 17 gusht pritet të kemi ulje të temperaturave për 6 gradë C deri 8 gradë C, mirëpo parametrat tjerë meteorologjik do të jenë në vlerat e ditëve të mëparshme.

 

Në tabelën vijuese janë prezantuar temperaturat minimale dhe maksimale për disa nga qytete kryesore të Kosovës, për dje 11.08.2014 dhe për sot 12.08.2014.