225 - Lajmi Single | AMMK

Publikohet Raporti për Mbeturina dhe Kemikate

03 July 2014

foto

03/07/2014-  Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka publikuar Raportin për Mbeturina dhe Kemikate. Hartimi i Raportit për gjendjen dhe menaxhimin e mbeturinave në Kosovë, është përgjegjësi dhe detyrë e AMMK-së e rregulluar sipas Ligjit të Mbrojtjes së Mjedisit dhe Ligjit për Mbeturina. Në këtë raport janë përfshirë edhe kimikatet pasi që një pjesë e konsiderueshme e kimikateve përfundojnë si mbeturina dhe meqenëse në shumë aspekte tjera çështjet që janë të ndërlidhura janë relevante edhe për kimikate.  
 
 
Qëllimi kryesor i Raportit është informimi i publikut për gjendjen e mbeturinave dhe kimikateve në Kosovës, mirëpo përmes këtij Raporti, synohet që duke informuar politik bërësit të ndikojë në përmirësimin e politikave për menaxhimin e mbeturinave dhe kimikateve. Ky Raport mundë të shërbejë edhe si një udhëzues i mirë për orientimin e projekteve dhe mbështetjes së donatorëve në sektorin e mbeturinave dhe atë të kimikateve.
 
Raporti përmban të dhëna për  kornizën ligjore, strategjike dhe institucionale në sektorin e mbeturinave dhe kimikateve, të dhëna për gjendjen e përgjithshme të mbeturinave dhe kimikateve duke përfshirë gjenerimin e mbeturinave komunale dhe gjendjen e deponive, pastaj të dhëna për  infrastrukturën, projektet dhe investimet në këtë sektor.
 
Në kuadër të të gjeturave kryesore të raportit duhet të veçohet fakti se ka Kosova ka bërë progres në hartimin e kornizës ligjore dhe strategjike në sektorin e mbeturinave dhe kemikateve. Ka vazhduar rritja e sasisë së mbeturinave të deponuara në deponitë sanitare dhe pse menaxhimi i tyre nuk është i kënaqshëm. Është identifikuar një numër i konsiderueshëm i deponive ilegale të mbeturinave në gjithë territorin e Kosovës. Strukturën e mbeturinave komunale e dominojnë mbeturinat e biodegradueshme, të plastikës dhe ato të letrës. Ka rritje të investimeve në sektorin e mjedisit.
 
Pjesë e rëndësishme e raportit janë edhe rekomandimet në kuadër të së cilave ndër të tjera kërkohet edhe hartimi dhe zbatimi i projekteve, planeve dhe programeve për riciklimit, trajtimit dhe ripërdorimin e mbeturinave, vetëdijesimi i popullatës lidhur me hedhjen e mbeturinave në vende adekuate, ndalimi i hedhjes së mbeturinave në deponi ilegale, hartimi i programeve për zvogëlimin e rrezikut nga mbeturinat si dhe zhvillimi i Sistemit Informativ për mbeturina dhe hartografimi i të dhënave.
 
Të dhënat e prezantuara në këtë Raport janë mbledhur gjatë punës në terren nga ekipet e AKMM-së, të dhëna që janë siguruar nga kompanitë publike regjionale, KMDK, ZRRUK si dhe institucione tjera qeveritare dhe jo qeveritare. Pjesë e Raportit janë edhe informata nga Ligjet, UA dhe dokumentet tjera për mbeturinat dhe kimikatet. Disa të dhëna të prezantuara në këtë Raport janë marrë edhe nga publikimet dhe raportet e ndryshme relevante.
 
Të dhënat e Raportit i referohen kryesisht periudhës 2009-2013, mirëpo në disa raste në mungesë të dhënave dhe për aspekte të krahasimit janë prezantuara të dhëna edhe për një periudhe të mëhershme.