30 April 2014
30.04.2014- Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Kosovë/UNDP, kanë nënshkruar marrëveshjen për zbatimin e një projekti që do të ndihmojë në menaxhimin e qëndrueshëm të Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna.
Projekti ka si objektivë kryesore Përmirësimi i bashkëpunimit për menaxhimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna.
Në kuadër të zbatimit të projektit parashihet implementimi i disa aktiviteteve në mesin e të cilave edhe hartimin e një platforme të komunikimit dhe bashkëpunimin ne mes të të gjitha palëve të interesit në zonë e Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna dhe organizimi i një fushate të edukimit dhe informimit për promovimin e vlerave natyrore, kulturore dhe ekoturistike të regjionit.
Marrëveshja për implementimin e projektit është nënshkruar nga Steliana Nedara, zëvendës përfaqësuese e përhershme e Programit të UNDP-së në Kosovë dhe nga Ilir Morina, kryeshef ekzekutiv i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim-UNDP zyra në Kosovë, ka përkrahur AMMK-në në implementimin edhe të disa projekteve tjera në sektorin e mbrojtjes së natyrës dhe për inventarin e gazrave serrë.