222 - Lajmi Single | AMMK

Kryeshefi i AMMK-së, mbajti takime të rëndësishme në Vjenë, takoi edhe Lunacekun dhe Ministrin e Mjedisit të Austrisë

24 April 2014

foto

24.04.2014- Kryeshefi i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Dr.sc Ilir Morina po merr pjesë në takimin e 22-të të Rrjetit te shefave te Agjencioneve Evropiane të Mjedisit, i cili po mbahet në Vjenë të Austrisë.  E ftuar speciale në takimin e EPA Network ishte edhe raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, zonja Ulrike Lunacek. Me këtë rast ajo mbajti një referim me temën “Ku ndodhemi dhe kah po shkojmë ne politikat mjedisore".  Gjatë prezantimit të saj zonja Lunacek vuri në pah edhe takimin e radhës së EPA Network që në shtator të këtij viti do të mbahet në Prishtinë.

 

Me këtë rast Lunacek është takuar edhe me kryeshefin e AMMK-së, dr.sc. Ilir Morina i cili njiherit është edhe anëtarë i treshes udhëheqëse të EPA Network. Në takim ajo u interesuar në përgjithësi për mbështetjen e sektorit të mjedisit në Kosovë e ne veçanti mbështetjen për AMMK nga ana e saj dhe nga të Gjelbërit e Evropës. Ajo me kënaqësi ka pranuar ftesën që të marrë pjesë në takimin e radhës se EPA Network që në shtator do të mbahet në Prishtinë, duke vlerësuar se ngjarje të tilla janë të rëndësishme dhe të mirëseardhura për Kosovën. Me znj. Lunacek u bisedua edhe për mundësinë e ngritjes së çështjeve mjedisore të Kosovës ne prioritet shtetëror.

 

Kryeshefi i AMMK-së, ka pasur një takim të veçantë edhe Ministrit e Bujqësisë, Pyjeve, Mjedisit dhe Ujërave të Austrisë, z. Andräe Rupprechter ku është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit ne mes të AMMK dhe Institucioneve mjedisore te Austrisë, e veçanërisht për bashkëpunimin me Agjencionin e Mjedisit të Austrisë.

 

Përndryshe në takimin e 22 të EPA Network po diskutohet për aktivitetet kryesore të Rrjetit të realizuara gjatë këtij viti si dhe për prioritetet e planifikuara për periudhën e ardhshme.

 

Theks i veçantë i është vënë bashkëpunimit ndërkombëtarë të Rrjetit e sidomos bashkëpunimit me Komisionin Evropian dhe me Parlamentin Evropian si dhe me institucionet tjera të BE-së. Tema tjera që po diskutohen në takim janë përdorimi i informatave mjedisore për zhvillimin e skenarëve në sektorin e mjedisit dhe për politikat e reja mjedisore.  

 

Një nga sesionet e planifikuara për ditën e nesërme është ai për promovimin e bashkëpunimit të Agjencive Mjedisore në kontestin rajonal, sesion ky që do të udhëhiqet nga kryeshefi i AMMK-së dhe ku me theks të veçante do te diskutohet për bashkëpunimin e agjencive mjedisore te vendeve te Ballkanit Perendimore.

 

Në sesionin përmbyllës ta takimit do të ketë një prezantim edhe për takimin e radhës të Rrjetit te shefave te Agjencioneve Evropiane të Mjedisit, i 23-ti me radhë që pritet të mbahet në  Kosovë me 25 dhe 26 shtator te këtij viti.

 

Rrjeti i Shefave i Agjencioneve Evropiane të Mjedisit i njohur si EPA Network, mbledh rreth vetës të gjithë udhëheqësit ose drejtorët e Agjencioneve Nacionale për Mbrojtjen e Mjedisit ose institucioneve të ngjashme të vendeve evropiane. AMMK është anëtari i këtij rrjeti joformal që nga viti 2011.

 

Lexoni informaten e zgjeruar