14 April 2014
14.04.2014- Me qëllim të informimit të opinionit për cilësinë e ajrit në Kosovë, Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, përkatësisht Instituti Hidrometeorologjik ka vazhduar me raportimin në baza mujore për cilësinë e ajrit.
Raporti për muajin Mars është Raporti i dytë mujor për këtë vit mbi cilësinë e ajrit dhe është e bazuar në të dhënat e mbledhura nga stacionet automatike të rrjetit për monitorimin e cilësisë së ajrit të cilat janë të vendosura në 10 lokalitete të ndryshme në Kosovë.
Analiza ofron të dhëna për tejkalimet e vlerave të lejuara për 5 parametra: Monoksidin e Karbonit, Dyoksidin e Sulfurit, Dyoksidin e Azotit, Ozonin dhe Grimcat PM10.
Lexo më shumë:
Informacioni për cilësinë e ajrit për muajin Mars 2014-Shqip
Informacioni për cilësinë e ajrit për muajin Mars 2014-English