21 March 2014
21.03.2014- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka shënuar sot 22 Marsin Ditën Botërore të Ujërave dhe 23 Marsin Ditën Ndërkombëtare të Meteorologjisë. Moto e shënimit të Ditën Botërore të Ujërave në nivelin global këtë vit ështëUjë dhe Energji, ndërsa moto e shënimit global të Ditën Botërore të Meteorologjisë është Aktivizo rininë.
Ne hapje të manifestimit zv. Ministri i MMPH-së Shpëtim Rudi tha se Uji dhe Energjia janë dy resurset kryesore për zhvillimin e një vendi. Duke qenë këta dy element duhet konsideruar si të ndërlidhur ngushtë me njëri tjetrin.
I pranishëm në këtë manifestim ishte edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, z.Shpend Ahmeti i cili në mes tjerash vuri ne pah nevojën për të punuar së bashku për ta zgjidhur çështjen e furnizimit me ujë. Duhet ta bëjmë prioritet shtetërore ujin sepse na pret një periudhë e vështirë, tha mes tjerash ai.
Përfaqësuesit e Departamentit të Ujërave të MMPH-së kanë prezantuar disa nga projektet e realizuara në sektorin e ujërave dhe kanë veçuar si një nga më të rëndësishmit projektin për hartimin Strategjisë shtetërore për ujëra për periudhën 2014-2033. Para të pranishmëve u prezantuan disa nga objektivat kryesore të kësaj strategjie, ndërkohë që Bashkim Kastrati nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paraqitur të dhëna historike dhe aktuale për resurset ujore të Kosovës dhe reshjet, bazuar në monitorimin që ka bërë ky institucion.
Në shënimin e kësaj dite folën dhe zyrtarë të zyrave dhe institucioneve ndërkombëtare ndër të cilat, përfaqësues të Zyrës Zvicerane e ata të KFV-së dhe të SHUKOS.