215 - Lajmi Single | AMMK

AMMK fillon raportimin e rregullte mujore për cilësinë e ajrit

18 March 2014

foto

18.03.2014- Me qëllim të informimit të opinionit për cilësinë e ajrit në Kosovë, Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, përkatësisht Instituti Hidrometeorologjik  ka filluar raportimin në baza mujore për cilësinë e ajrit. Informacioni mujor mbi cilësinë e ajrit është e bazuar në të dhënat e mbledhura nga stacionet automatike të rrjetit për monitorimin e cilësisë së ajrit të cilat janë të vendosura në 10 lokalitete të ndryshme në Kosovë.

 

Analiza ofron të dhëna për tejkalimet e vlerave të lejuara për 5 parametra: Monoksidin e Karbonit, Dyoksidin e Sulfurit, Dyoksidin e Azotit, Ozonin dhe Grimcat PM10.

 

Lexo më shumë:

 

Informacioni për cilësinë e ajrit për muajin Shkurt 2014-Shqip

 

Informacioni për cilësinë e ajrit për muajin Shkurt 2014-English