18 March 2014
18.03.2014- Qeveria e Kosovës në mbledhjen e rregullt të saj, sot ka miratuar vendimin për shpalljen e Ligatinës së Hencit-Radevës Zonë e Veçantë e Mbrojtur e Zogjve. Zona e Veçantë e Mbrojtur e Zogjve Ligatina e Hencit/Radevës, merret nën mbrojtje si tërësi hapësinore për shkak të vlerave dhe karakteristikave të veçanta natyrore si: ornitologjike, ihtiologjike, hidrogjeologjike, botanike dhe peisazhore. Zona përfshinë sipërfaqen prej 109 hektarëve e 52 ari e 35 metra katror, dhe shtrihet në territorin e komunave: Graçanicë, Lipjan dhe Fushë Kosovë.
Propozimi profesional për shpalljen e kësaj zone është përgaditur nga Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, përkatësisht Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës. Qëllimet e synuara nga shpallja e Ligatinës se Hencit Zonë e Veçantë e Mbrojtur (ZVM) janë: Shfrytëzimi i qëndrueshëm, mbrojtja e ekosistemit, marrja e masave për sanimin e ekosistemeve te dëmtuara, shfrytëzimi racional i vlerave natyrore, rritja e mundësive për hulumtime shkencore, arsimore, kulturore, edukative dhe punëve te tjera profesionale në pajtim me konceptet bashkëkohore në zhvillimin e kësaj zone.
Ligatina e Henc-it është zone mjafte e pasur nga aspekti i zoodiversitetit. Sipas kërkimeve ne këtë zonë është konstatuar se jetojnë një numër i madh i llojeve të faunës së egër e prej tyre numrin me te madh e përfaqësojnë shpendët e egra për çka edhe shquhet kjo zone. Habitatet natyrore te Ligatinës se Hencit me rrethine ofrojnë vendstrehim për shume lloje te shpendëve, shumë prej tyre lloje te rralla dhe me status të pafavorshëm të ruajtjes tek ne dhe Evrope. Numri i llojeve të shpendëve të evidentuara deri me tani është 78 lloje por mendohet se ky numër mundë të jetë shumë më i madh duke marrë parasysh se deri me tani nuk është kryer ndonjë hulumtim sistematik dhe profesional në nivelin gjithëpërfshirës për këtë zonë.
Për më shumë shkarko: