12 March 2014
12.03.2014- Sot mbi vendin tonë ka mbajtur mot me diell. Temperatura më e ulët u shënua 0 grade C, ndërsa më e larta e ditës ka arritur në 15 grade C. Ka fryre erë nga ana e veriut me veriperëndimit me shpejtësi 1 deri 2 m/s.
Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht me diell . Temperatura minimale do të luhatet nga -2 grade C deri në 1 grade C, kurse më e larta e ditës pritet të arrijë në 16 grade C. Do të fryj erë nga ana e veriut dhe veriperëndimit me shpejtësi 1 deri 2m/s.
Edhe dita e premte dhe e shtune do të jetë me diell, përderisa të dielën do ketë shtim të vranësirave dhe vende-vende priten riga të dobëta dhe ulje të përkohshme të temperaturave. Era do të fryj nga veriu dhe verilindja e lehtë dhe mesatare.
Nga e hëna pritet të kemi mot me vranësira të shpërndara dhe me ngritje të temperaturave.
Ne tabelën vijuese janë paraqitur temperaturat minimale dhe maksimale për qytetet kryesore të Kosovës për ditën e sotme (12.03.2014) dhe parashikimi për ditën e nesërme (13.03.2014).
