03 March 2014
03/03/2014- Mbi vendin tonë edhe sot pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës mot i ngjashëm do të mbajë edhe gjatë javës, ku priten reshje të dobëta shiu.
Gjatë ditës së sotme temperatura më e ulët pritet të luhatet nga 2 gradë celsius në 4 gradë celsius kurse më e larta e ditës do të arrijë në 9 gradë celsius celsius. Do të fryjë erë nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1 deri 6 m/s.
Edhe gjatë ditëve tjera të javës do të mbaje mot i vranët dhe kohë pas kohe do të shoqërohen me reshje shiu.
Temperaturat do të luhatën nga 1gradë celsius deri në 3 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të arrijnë në 10 gradë celsius.