208 - Lajmi Single | AMMK

Çfarë mund të bëjë secili prej nesh për të ndaluar shpërdorimin e ujit ?

25 February 2014

foto

KURSENI UJIN, UJI ËSHTË JETË !

 

Përdorimi i ujit në jetën e përditshme ?

 

Çdo person përdor mesatarisht 160 litra ujë çdo ditë.

Për të bërë punët e mirëmbajtjes së shtëpisë përdoren mesatarisht 3500 litra ujë në javë.

Sasia më e madhe e ujit të përdorur është ajo që shkon për tualetin e shtëpisë sonë.

 

NE përdorim:

2 litra ujë, sa herë do të mbushim një çajnik.

25 litra ujë, sa herë që do të lahemi në dush.

60 litra ujë, sa herë vendosim në punë makinën larëse të rrobave.

5 litra ujë, për të larë pjatat në shtëpi.

10 litra ujë, sa herë të shtypim butonin e shkarkimit të tualetit.

 

 

A e dini sa harxhon një rubinet i cili pikon pikë-pikë, pa i kushtuar askush vëmendje ?

Ai harxhon afërsisht 283-387 litra ujë në javë !



Çfarë mund të bëjë secili prej nesh për të ndaluar shpërdorimin e ujit ?

 

Të mos lejojmë të rrjedh ujë kot nga rubineti.

Të mos përdorim ujin e pijshëm për të larë veturat.

Të mos konsumojmë më shumë ujë nga sa janë nevojat tona.

Të mos përdorim ujin e pijshëm për ndërtimet e shumta në qytetin tonë.

Të mos pastrojmë trotuaret me ujë të pijshëm.

Të mos harrojmë të mbyllim çezmat kur lajmë dhëmbët .

Të mos ujitim çdo ditë lulet.

Të paguajmë rregullisht ujin që konsumojmë.

Të mos lejojmë ndërhyrjet pa leje në rrjetin e ujit.

 


Të gjithë jemi përdorues të ujit, andaj ne jemi edhe përgjegjës për ta shfrytëzua atë në mënyrë të drejtë, duke mos e shpërdoruar...