11 February 2014
11/02/2014- Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit te Kosovës përmes Institutit Hidrometeorologjik bene matjen apo monitorimin e cilësisë së ajrit në gjithë territorin e Kosovës përmes matjeve automatike 24 ore pa ndërprerë. Në të gjithë territorin e Kosovës, rrjeti i monitorimit te cilësisë se ajrit, ka gjithsejtë 12 stacione monitoruese te sistemit automatik.
Në këto stacione monitorohen këta ndotës: Dyoksidi i Sulfurit (SO2) , Dyoksidi i Azotit (NO2), Monoksidi i Karbonit (CO), Ozoni (O3) dhe grimcat e pluhurit të suspenduara në ajër të quajtura PM10 dhe PM2,5. Në Prishtinë ka dy stacione të monitorimit të ajrit të vendosura njëri tek ndërtesa e Rilindjes dhe një tek Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).
Nga të dhënat e mbledhura nga sistemi i monitorimit të cilësisë së ajrit në Prishtinë , rezulton se nuk ka tejkalime të vlerave të lejuara me ndotësit e gaztë, siç janë dyoksidi i sulfurit (SO2) , dyoksidi i azotit (NO2), monoksidi i karbonit (CO) dhe Ozoni (O3). Por ajrin në Prishtinë e bënë të cilësisë jo aq të mirë ndotja me grimca të pluhurit të suspenduara në ajër, të ashtuquajtura grimca PM10 dhe PM 2.5 të cilat i tejkalojnë vlerat e lejuara sipas standardeve vendore dhe ato të BE-së.
Si burim i ndotjes me PM10 dhe PM2,5 konsiderohen: industria, transporti si dhe lendet djegëse qe përdorën për ngrohje në sezonin e dimrit. Po ashtu edhe për ndotësit e gaztë sikur janë: SO2, CO, NO2 burime të ndotjes konsiderohen industria dhe transporti , por gjatë sezonit dimërorë këtyre dy burimeve i shtohet edhe ndotja nga emisionet e ngrohjeve shtëpiake.
Gjatë periudhës Tetor 2013- Shkurt 2014, vlerat e përqendrimit të dyoksidit të sulfurit i cili lirohet në atmosferë kryesisht nga djegja e karburanteve dhe thëngjillit ka arrit vlerën maksimale të mesatares një orësh në 90,1 ug/m3, gjatë muajit dhjetorë, gjë që nuk tejkalon vlerën e lejuar të mesatares një orësh e cila është 350ug/m3 sipas standardeve të BE-së dhe standardeve të Republikës së Kosovës.
Monitorimi i cilësisë së ajrit ndahet në dy periudha monitoruese, në periudhën e sezonit verorë dhe sezonit dimërorë. Kjo periudhe për të cilën është krijuar panik rreth ndotjes së ajrit me gazra ndotës, i përket periudhës së sezonit dimërorë. Në këtë periudhë jo vetëm këtë vit por në të gjitha vitet e më hershme dhe në të gjitha vendet e botës rritet përqendrimi i disa ndotësve në ajër, në krahasim me sezonin verorë, për shkak se gjatë kësaj periudhe si burim i ndotjes shtohen edhe emisionet nga ngrohjet shtëpiake përveç burimeve tjera që janë transporti dhe industria. Megjithatë ne territorin e Prishtinës nuk tejkalojnë vlerat limite të lejuara me ndotësit e gaztë siç janë: dyoksidi i sulfurit (SO2) , dyoksidi i azotit (NO2), monoksidi i karbonit (CO), Ozoni (O3) dhe grimcat e pluhurit te suspenduara ne ajër te quajtura PM10 dhe PM2.5.