20 January 2014
20/01/2014- Sot mbi vendin tonë ka mbajtur mot me vranësira dhe vende vende me riga shiu. Temperatura më e ulët ishte 2 gradë celsius, kurse më e larta e ditës ka arritur në 12 gradë celsius.
Fushat me presion të ulët atmosferik vazhdojnë ta zgjerojnë aktivitetin mbi Gadishullin Ballkanik, kështu që ditët në vijim do të shoqërohen me një mot të lagësht, me reshje sporadike shiu dhe erëra të cilat herë-herë do të jenë të vrullshme.
Temperaturat do të jenë në rënie, si ato minimalet ashtu edhe ato maksimalet të ditës. Uljet e temperaturave priten kryesisht gjate ditës së premte ku do të ketë ulje me të theksuar te temperaturës për të vazhduar edhe ne ditët vijuese.
Fundjava do të karakterizohet me erëra të ftohta të cilat do të vinë nga veriu dhe veriperëndimi dhe do të krijojnë kushte për reshje të borës të cilat priten të jenë më të theksuara në vende me lartësi mbidetare mbi 800 m.
Shiko me shume ne rubriken parashikimi i motit