202 - Lajmi Single | AMMK

Promovohet “Libri i Kuq i florës vaskulare te Republikës së Kosovës”

18 December 2013

foto

18/12/2013- Agjencioni Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), ka organizuar sot konferencën me temën “Biodiversiteti si aset për zhvillim ekonomik”. Në këtë konferencë morën pjesë edhe Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala dhe kryeshefi  i AMMK-së, Ilir Morina. Me këtë rast u promovua edhe “Libri i Kuq i florës vaskulare te Republikës së Kosovës”.

 

Zëvendësministri i MMPH-së, Ferat Shala në fjalën e tij tha se ky libër ka qenë në planet e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, që nga themelimi i MMPH’së, për faktin se ka qenë nevojë e domosdoshme për të ditur gjendjen dhe kërcënueshmërinë e një pjese të florës së Kosovës të cilat konsiderohet të rëndësisë së veçantë. Me finalizimin e  këtij libri, është krijuar një pasqyrë reale për gjendjen e llojeve të rëndësishme të florës vaskulare të Kosovës, nivelin e rrezikshmërisë së tyre, faktorët dhe shkaqet kryesore që kanë ndikuar në rrezikshmërinë e tyre. Ky Libër o të shërbejë si një udhërrëfyes jo vetëm për MMPH, por edhe për të gjitha institucionet tjera shkencore, OJQ dhe hulumtuesit në përgjithësi që të punojnë për parandalimin e ndikimeve negative dhe kërcënimeve tjera nga të cilat rrezikohen sot  nga zhdukja llojet e  florës së Kosovës,” tha ndër të tjera Shala.

Ai po ashtu falënderoi GIZ për bashkëpunimin e ngushtë me MMPH dhe për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e projekteve të ndryshme në sektorin e mbrojtjes së natyrës dhe shfrytëzimit të qëndrueshëm të resurseve natyrore.

 

Ndërkaq, ambasadori gjerman në Kosovë, Peter Blomeyer tha se Kosova është akoma duke i ndier pasojat shkatërruese të industrializimit si pasojë e ndërtimeve të infrastrukturës. Këto zhvillime ai i konsideroi të rëndësishme, megjithatë konsideroi se Libri i Kuq paraqet bazën për zhvillim të mëtutjeshëm për mbrojtjen e florës së Kosovës.