181 - Lajmi Single | AMMK

Kosova përfshihet nga vala e të nxehtit

25 July 2013

foto

25/07/2013- Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, paralajmëron se që nga nesër territori i Kosovës do të përfshihet nga vala e të nxehtit me temperaturave të larta. Parashikohet që vala e të nxehtit të zgjas deri nga fundi i muajit gusht, por me disa periudha të rënies së temperaturave.
 
 
Gjate ditëve në vijim (25-31 korrik)  do te ketë  ngritje  graduale të temperaturave të cilat do të arrijnë  deri në 38 gradë celsius.  Në zonat urbane temperaturat pritet të arrijnë edhe deri në  40 grade celsius për shkak te reflektimit nga objektet dhe infrastruktura  rrugore.
 
Parashikohet  që gjatë gjysmës së parë të muajit gusht (1 deri 15 gusht) do të ketë temperatura të përafërta me ato cekura me lartë, por po ashtu pritet të ketë edhe reshje shiu të intensitetit te dobët, riga lokale shiu si dhe shkarkime atmosferike dhe breshër.
 
Do te ketë ere nga ana e jugut dhe jugperëndimit dhe nga ana e veriut dhe verilindjes. Kësaj  gjendje klimatologjike i ndihmojnë edhe shumë procese aktuale atmosferike si erërat   diellore të cilat kanë ndikim në shume procese atmosferike që ndodhin në troposfere, andaj temperatura të larta të ajrit pritet të regjistrohen edhe gjatë pjesës së dytë të muajit gusht.
 
Këshillohen qytetarët me sëmundje të ndryshme që t`i shmangen ambienteve të hapura dhe daljet nga ora 11 deri në ora 17.  Rekomandohet konsumimimi i sa më shumë lëngjeve dhe ushqimeve të lehta si dhe veshje verore me ngjyra të hapura. Gjithashtu rekomandohet konsumimi i ujit në sasi sa më të mëdha.