180 - Lajmi Single | AMMK

2001-2010, Dekade e Ekstremeve Klimatike

25 July 2013

foto

25/07/2013-Raporti, Klima Globale 2001-2010, Një Dekade e Ekstremeve Klimatike, i Organizatës Botërore Meteorologjike (OBM) tregon se toka ka përjetuar ndikime të papara te ekstremit te larte klimatike gjatë dhjetëvjeçarit 2001-2010, i cili ishte me i ngrohti që prej fillimit të matjeve moderne në vitin 1850 dhe vazhdoi me një periudhe të zgjatur të ngrohjes globale të theksuar.
 
 
Raporti analizoi temperaturat globale dhe rajonale dhe reshjet, si dhe ngjarjet ekstreme te tilla si valët e te nxehtit ne Evrope dhe Rusi, Uragani Katrina ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës, ciklon tropikal Nargis ne Mianmar, thatësira në pellgun e Amazonës, Australisë dhe Afrikës Lindore dhe përmbytjet ne Pakistan.

Nga të dhënat u raportuan se gjatë këtij dhjetëvjeçari kishte më shumë temperatura te thyera se ne çdo dekade me pare. Dekada ishte me e ngrohta për hemisferat si ashtu dhe per token dhe temperaturat e sipërfaqes te oqeanit. Ngrohtësia rekord u shoqërua me një rënie te shpejte ne detin Arktik, dhe humbje te përshpejtuar te masës neto nga Grenlanda, Antarktiku dhe nga akullnajat e botes. Si rezultat i kësaj shkrirjes te përhapur dhe zgjerimin termik te ujit te detit, nivelet mesatare globale te detit u rriten rreth 3 milimetra (mm) ne vit, rreth dyfishit te vene re te prirjes te shekullit te 20te, 1.6 mm ne vit. Niveli global I detit mesatarisht gjate dekadës ishte rreth 20 cm e me e larte se ajo e 1880, sipas raportit.


Raporti OBM-se shënoi po ashtu edhe rritje te përqendrimit atmosferike te gazrave qe shkaktojnë efektin sere. Përqendrimet mesatare globale te dyoksidit te karbonit ne atmosfere u rrit ne 389 pjese për milion ne vitin 2010 (një rritje prej 39% qe nga fillimi i epokës industriale ne 1750), metani ne 1808.0 pjese për miliardë (158%) dhe oksid azotit ne 323,2 pjese per miliard (20%).