179 - Lajmi Single | AMMK

Si pasojë e ndotjes së ajrit çdo vit në botë vdesin më shumë se 2 milion njerëz

23 July 2013

foto

23/07/2013- Një studim i ri tregon se më shumë se dy milion njerëz vdesin çdo vit në botë, nga efektet e shkaktuara prej ndotjes së ajrit. Sipas gazetës për Kërkimet Mjedisore, rreth 2.1 milion vdekje në vit shkaktohen nga rritja e grimcave të dëmshme në ajër. Kësaj shifre të frikshme i shtohen edhe 470 mijë vdekje të shkaktuara nga zgjerimi i përvitshëm i vrimës së ozonit. 
 
Kontinenti aziatik është më i godituri nga ky fenomen shqetësues. Sipas studimit, Azia Lindore, me vende si Kina, Japonia apo Koreja, është më e prekura nga kjo ndotje. Më shumë se një milion njerëz vdesin çdo vit në këtë rajon. Më pas, India ka vdekshmërinë më të lartë, me rreth 400 mijë viktima. Azia Juglindore, me vende si Indonezia, Singapori apo Ishujt Filipine, vuajnë gjithashtu pasojat e ndotjes. Në këtë shtete humbin jetën gati 200 mijë njerëz.  Në Evropë shënohen mbi 150 mijë viktima nga komplikacionet shëndetësore të shkaktuara prej ndotjes, ndërsa në Amerikën e Veriut, rreth 50 mijë të vdekur.
 
Ndotja e shkaktuar nga uzinat dhe fabrikat, nga automjetet por edhe nga zjarret e shumta, e kanë përkeqësuar së tepërmi gjendjen e atmosferës. Sipas studimit, krahasuar me nisjen e revolucionit industrial, situata në Tokë mund të konsiderohet një katastrofë e vërtetë ekologjike.