10 June 2013
10/06/2013-Përfaqësuesit e parqeve kombëtare dhe atyre të natyrës nga shtatë vendet e rajonit me datën 11.06.2013 do të vizitojnë Parkun Kombëtar Sharri. Ata do të mësojnë për zonat e mbrojtura në Kosovë si dhe mënyrën e menaxhimit të tyre, me theks të veçantë Parkun Kombëtar Sharri. Ky udhëtim studimor pas Kosovës është paraparë të vazhdoj në Maqedoni dhe është pjesë e projektit të WWF-it - Parqet e Harkut Dinarik. Me këtë projekt synohet krijimi i një rrjeti të parqeve natyrore dhe parqeve kombëtare në territorin e Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Kroacisë, Kosovës, Maqedonisë, Sllovenisë dhe Serbisë.
Rreth tridhjetë ekspertë që punojnë në sektorin e mbrojtjes së natyrës nga rajoni kanë mundësinë të mësojnë se si në zonat e tyre të mbrojtura mund të bëhet diçka e dobishme për popullatën lokale, për çka natyra nuk do të pësonte dhe që ekonomikisht do të ishte e realizueshme. Gjatë qëndrimit në PK Sharri, ekspertët për mbrojtjen e natyrës nga rajoni do të kenë rastin të vizitojnë njërën nga zonat me vlera unikate jo vetem ne Kosovë por edhe më gjerë, sikur është rezervati Ujërat e humbura, në afërsi të Prevallës. Në këtë ngjarje janë të ftuar edhe Ambasador nga shtetet evropiane të akredituar në Kosovë si dhe përfaqësues tjerë.
Projekti Parqet e Harkut Dinarik, do të zgjasë tre vjet dhe krahas krijimit të një rrjeti të parqeve ka edhe një detyrë të rëndësishme në ngritjen profesionale të punonjësve të parqeve në menaxhimin më të mirë dhe turizmin e qëndrueshëm. Një qëllim tjetër i projektit është që të punojë për njohjen e Harkut Dinarik, i cili besohet nga WWF-i, se duhet të jetë, në aspektin botëror po aq i rëndësishëm sa edhe Alpet apo Karpatet. Harku Dinarik mund të bëhet edhe sinonim për zhvillim të qëndrueshëm. WWF-i është një nga organizata e pavarura më të mëdha dhe më të respektuar ndërkombëtare për mbrojtjen e natyrës, me gati pesë milionë mbështetës dhe me një rrjet global aktiv në më shumë se 100 vende. Misioni i WWF-it është për të ndaluar përkeqësimin e mjedisit natyror të tokës, mjedsit natyror si dhe për të ndërtuar një të ardhme në të cilën njerëzit do të jetojnë në harmoni me natyrën, përmes ruajes së biodiversitetit botëror dhe duke siguruar se përdorimi i burimeve të ripërtëritshme natyrore është e qëndrueshme dhe duke promovuar uljen e shkallës së ndotjes dhe shpenzimet e panevojshme.